Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat për Kodin e ri Penal, Manja i shmanget përgjegjësisë: Ne ishim vetëm porositësit e draftit

Kritikat për Kodin e ri Penal, Manja i shmanget

Drafti i ri i Kodit Penal është kritikuar fuqishëm nga institucione të mëdha drejtësie, dhoma e Avokatisë, shoqatat e gazetarëve, aktivistët dhe intelektualët, që e kanë cilësuar si një dokument represiv që dëmton liritë dhe të drejtat e njeriut.

Në një tryezë të përgatitur së fundmi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është kujdesur që përballë kritikave të shmang përgjegjësitë nga dikasteri që drejton.

Manja ka deklaruar nga tryeza se ka mbajtur shënim çdo shqetësim e koment, që sipas tij, janë një numër i vogël.

“Kemi mbajtur shënim komentet e analizat, sugjerimet e shqetësimet por nga momentii publikimit të draftit në uebin e ministrisë dhe dhënies së linkut të sekretariatit, deri tani kanë ardhur një numër i vogël komentesh dhe disa organizatatë shoqërisë civile kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit të konsultimit publik”, tha Manja.

Ministri ka nxjerrë nga roli ‘Drejtësinë’ duke theksuar se janë vetëm porositësit e draftit dhe se është grupi i ekspertëve të Arben Rakipit ata që e kanë hartuar.

Më duhet të them që roli i ministrisë së drejtësisë në këtë proces është ai i porositësit të draftit të kodit të ri penal. Pra, jemi ne ministria e Drejtësisë, në emër të qeverisë, që e kemi porositur këtë draft të Kodit të ri edhe si përmbushje e detyrimeve tona në kuadrin e strategjisë së drejtësisë por edhe të negociatave me BE-në. Në procesin e hartimit apo draftimit të ligjeve, ka dy rrugë ose nëpërmjet drejtorisë së legjislacionit në ministri ose nëpërmjet grupit të ekspertëve të fushës. Kemi zgjedhur këtë të dytën edhe për shkak të rëndësisë që ka hartimi i një kodi të ri në jetën politike, juridike dhe ekonomike të vendit”, deklaroi Manja.

Të fundit