Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiaku i ri demokrat e ftoi për kafe, si i përgjigjet Rama

Kryebashkiaku i ri demokrat e ftoi për kafe, si i përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë ftesën për kafe nga  Albert Mëlyshi nga BF pasi fitoi bashkinë e Mirditës.

Rama tha se ka shumë takime për të bërë duke filluar nga nesër në Islandë dhe më pas do të nisë turin në të gjithë Shqipërinë, fillimisht nga Shkodra.

“Para se të vij te kafja me të kam shumë takime për të bërë, duke filluar nga Shkodra. Nëse nisem në Islandë, sapo të kthehem do të nis me turin e falënderimeve nga Shkodra. Jam i vendosur të bëjmë një histori të re në Shkodër me shumë dimensione.

Shkodra e kam thënë prej kohësh e përsëris tani që ne kemi marrë një fitore që është barrë e madhe për mua dhe për ne, është qyteti dhe zona më e bekuar e Shqipërisë, nuk ka asnjë të dytë. Mbase edhe në Europë nuk ka edhe asnjë qytet tjetër që ka atë bekim me lumin, detin, malin alpet.

Është bashkia më e prapambetur dhe më problematike e Shqipërisë, ne tani duhet të bëjmë jo atë që kemi thënë, por do bëjmë edhe më shumë se ç’kemi thënë, se Shkodra na dha jo një shans, por një besim shumë të fortë.

Shkodra do jetë kryefjala e mandatit që do nisë pas disa muajsh. Durrësi është një premisë strategjik për Shqipërinë e 2030. Në Durrës do të ndërtojmë disa vepra që s’janë vetëm të Durrësit, janë vepra që i përkasin ekonomisë, tregtisë, truizmit, rajonit dhe më gjerë”, tha Rama.

 

Të fundit