Flash News

Ditari i Opozitës

Fitoi Mirditën, kryebashkiaku demokrat ftesë Ramës: Eja për kafe në Rrëshen!

Fitoi Mirditën, kryebashkiaku demokrat ftesë Ramës: Eja për

Albert Melyshi ka reaguar pas fitores së tij përballë rivalit socialist bashkinë e Mirditës.

Me anë të një postimi në Facebook, demokrati ka falenderuar të gjithë votuesit e tij, si dhe i ka bërë një ftesë të veçantë kryeministrit Edi Rama, për të konsumuar me të një kafe në Rrëshen.

“Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj!

Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua.

Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim!

Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi!

Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t'i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës.

Faleminderit Mirditë!

Së bashku, për ditë më të mira!”, shkruan Melyshi.

 

Të fundit