Flash News

E-TJERA

Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, kush kryeson

Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, kush kryeson

Vijon normalisht procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e djeshme në të gjithë vendin.

Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, ose mbi 17% e totalit.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%.

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. 

Partia Socialdemokrate (PSD) me 8,477 vota (3.84%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7,839 vota (3.55%)
Partia Mundësia me 5,613 vota (2.54%)
Lëvizja Bashkë me 2,708 vota (1.23%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 2,164 vota (0.98%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 752 vota (0.34%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 413 vota (0.19%)
Lëvizja Atdheu me 276 vota (0.12%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 159 vota (0.07%)

 

Të fundit