Flash News


Ditari i Opozitës

Ndoka: Exit poll-et janë paguar nga Rama, më erdhën në telefon 3 orë para publikimit

Ndoka: Exit poll-et janë paguar nga Rama, më erdhën në

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka komentoi exit poll-et e publikuara pas mbylljes së procesit të votimit.

I ftuar në studion e A2 CNN, Ndoka tha se këto sondazhe janë të paguara nga Rama dhe thotë se i kishte në telefon 3 orë para publikimit.

“Një proces normal duhet të jetë i lirë, i barabartë dhe i ndershëm. Ne nuk patëm asnjë prej këtyre. Kishim një mazhorancë që ka shkelë çdo ligj zgjedhor, e fundit ishte falja e gjobave. Ka një shpërblim për pensionistët... unë po them për ato që janë në fletoren zyrtare. Mund të numërohem mbi 115 shkelje vetëm gjatë fushatës elektorale. Jo vetëm që nuk janë të barabarta, por ka pasur një hendek shumë të madh.

Unë shoh një mazhorancë në panik. Këtu janë të porositura edhe sondazhet edhe “exit pollet”. Ato që dolën unë e kisha në telefonin tim që para 3 orëve. Pjesë e stafit të tyre na e kanë shpërnda se kemi edhe ne njerëzit tonë. Magjia që bëjnë këta ustallarë, edhe votën e blerë e përfshijnë në këto sondazhe”, tha Ndoka.

Të fundit