Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ku e sheh mburrjen apo je demokrat dhe t'u prish gjumi", Rama replikon me komentuesit në Facebook

"Ku e sheh mburrjen apo je demokrat dhe t'u prish gjumi", Rama
Kryeministri Edi Rama

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama bëri me dije se mbërritën më shumë se 22 mijë vaksina nga Pfizer, përmes një postimi në Facebook.

Mes qindra komentesh lidhur me këtë lajm, Rama ka zgjedhur të replikojë me disa prej komentuesit.

Një prej tyre i shkruan kryeministrit se nuk ka pse të 'mburret' për vaksinat që siguron, pasi është detyra e tij, ndërsa e pyet nëse vaksinimi po përdoret për fushatë elektorale.

Ndërkohë Rama i ka kthyer përgjigje duke ironizuar atë dhe partinë Demokratike, teksa shkruan se "ku e sheh mburrjen zotrote apo je demokratikas i lodhur dhe t'u prish gjumi nga lajmi në orën e vonë 10 pa 5?".

Një tjetër i shkruanin që "na jep na nje na keto se na mbyte me kineze”, ndërsa përgjigja ishte “noto mos u mbyt, lexo mos fol pa lidhje.”

"Nuk le kosh të Europës pa marrë vaksina", i thotë një tjetër komentues, ndërsa kryeministri ia kthen duke shkruar se "në kosha janë prandaj po kacafytet gjithë dynjaja".

 

"Ku e sheh mburrjen apo je demokrat dhe t'u prish gjumi", Rama

"Ku e sheh mburrjen apo je demokrat dhe t'u prish gjumi", Rama

"Ku e sheh mburrjen apo je demokrat dhe t'u prish gjumi", Rama

 

Të fundit