Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kufijtë do të mbeten të hapur", Rama nga Përmeti: Në maj nis vaksinimi i stafeve të hoteleve

"Kufijtë do të mbeten të hapur", Rama nga Përmeti:
Rama në Përmet

Në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama ishte në Përmet, nga ku bëri me dije se në muajin maj do të nisë vaksinimi i stafeve të hotelerisë.

Ai theksoi se këtë javë do të zbresë fasha e vaksinimit, duke shkuar në mbi 65-vjeç nga 70-vjeç që është aktualisht.

Rama tha se kufijtë do vijojnë të jenë të hapur, ndërsa shprehu bindjen për një sezon turistik të lehtësuar.

“Do vijojmë të ndjekim të njëjtën strategji, kufijtë do të jenë të hapura. Kufirin me Kosovën do e mbajmë hapur, pavarësisht se aty është ndërlikuar puna me numrat, për shkak të fushatës.

Do e keni më të lehtë sezonin, por prapë do të jetë një sezon ku shqiptarët do e kalojnë në vendin e tyre, sidomos ata shqiptarë që iknin jashtë. Këtë javë zbret fasha e vaksinimit shkon 65, e do të vijojmë në maj me të gjithë infrastrukturën e hotelerisë për të vaksinuar stafet”, tha Rama.

Të fundit