Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kumbaro: Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion

Kumbaro: Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion

Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaroi se Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion.

Kumbaro tha gjatë një vizite në Pogradec, se Ministria e Kulturës po krijon një fondacion në përputhje me ligjin për të mbledhur më shumë investime lidhur me trashëgiminë kulturore.

“Nuk ka asnjë dhënie me koncesion të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës me një ligj të posaçëm në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore të vitit 2018, po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve që prej vitesh është në fuqi siç janë krijuar shumë fondacione të tjera, është një mënyrë dhe hapësirë ligjore  që ne na e jep ligji per trashëgiminë kulturore ose i OJF-ve per të rritur investimet ne sitet kulturore”, u shpreh ministrja.

Kontrata mes qeverisë dhe AADF ngjalli debate dje në Komisionin për Edukimin dhe Median, ku deputetja demokrate Ina Zhupa u përplas me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Deputetja e opozitës tregoi se ministria nuk ia kishte paraqitur Kuvendit projektligjin në fjalë, ndërsa ministrja e pohoi me argumentin se ishte bërë me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit.

Ndërkohë, vetë drafti i zbardhur i projektligjit tregon se nuk ka një përmbajtje ose tekst që përshkruan ligjin, e megjithatë Neni 2 përcakton hyrjen e tij në fuqi.

Të fundit