Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kurrë s’do lejojmë”, ç’deklaronte Rama për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri

“Kurrë s’do lejojmë”, ç’deklaronte Rama

Shqipëria do të ndërtojë kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka në brigjet e Italisë.

Nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një vizite të panjoftuar në Itali, ku është pritur nga homologia Girogia Meloni.

Rama u justifikua me këtë marrëveshje se Shqipëria “i është në borxh” Italisë, për çdo gjë që ka bërë ndër vite për vendin tonë, ndaj edhe do t’i ofrojë këtë ndihmë.

Por harroi se dy vite më parë vetë Rama ka mohuar që Shqipëri do të instalohet një kamp refugjatësh.

Dy vjet më parë, Rama tha se vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë një vend ku shtetet e pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.

S’jam këtu për të shpjeguar se pse i bëjnë këto, por meqë më pyesni Shqipëria s’do jetë kurrë një vend ku vendet shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë!”, tha Rama pasi mediat britanike shkruan asokohe se emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri.

Të fundit