Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kurti e refuzoi, ç'shkruhet në axhendën e Ramës për takimin me kryeministrin e Kosovës

Kurti e refuzoi, ç'shkruhet në axhendën e Ramës

Kryeministri Edi Rama nis sot dhe nesër turin ballkanik , në sajë të të cilit pritet të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.

Këtë mëngjes, është zbardhur edhe axhenda e kryeministrit për këtë tur, ndërsa bie në sy ‘pikëpyetja’ që ka theksuar për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndonëse dje Kurti refuzoi takimin me Ramën, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Kujtojmë se Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon. Duke e cilësuar si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, Kurti u shpreh se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjeve e të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. 

Sakaq, është konfirmuar se Ramën do ta presë në Kosovë presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

 

  

Të fundit