Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Manastirliu vazhdon fushatën!

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Manastirliu vazhdon

Një ditë pas njoftimit zyrtar për anulimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, kandidatja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ka vijuar takimet e saj, duke shpërndarë mesazhe të karakterit elektoral në rrjete sociale.

Në një postim të fundit në bacebook, Manastirliu shkruan se ka zhvilluar takime me profesionistë të shërbimit shëndetësor, ku janë diskutuar sipas saj ide mbi përmirësimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore në nivel lokal, postim të cilin e shoqëron me hashtagun “Tirana2030”, një slogan dukshëm elektoral.

Edhe pse procesi zgjedhor është ndalur zyrtarisht, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi dekretin e Begajt,  fushata elektorale e PS-së dhe kandidates së saj duket se vazhdon.

Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi viijueshmërinë e procesit dhe faktin se nga e merr sigurinë Manastirliu se zgjedhjet në Tiranë do të mbahen?

Të fundit