All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Largimi i mjekëve nga Shqipëria/ Rama: Kthehen pas specializimeve, nuk kapin pincat e dashurisë shqiptaro-kineze

All - Paragraf - 1

Largimi i mjekëve nga Shqipëria/ Rama: Kthehen pas specializimeve, nuk

Në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

All - Paragraf - 3

Në fjalën e tij, kryeministri preku edhe çështjen e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, në drejtim të vendeve të BE-së. Rama u shpreh se aktualisht Shqipëria nuk renditet ndër vendet që i mungon stafi mjekësor, pasi falë mjekëve të rinj, vendet që janë zbrazur apo kanë dalë në pension, janë zëvendësuar me të tjerë.

Rama shtoi se kriza me të cilën u ndesh sistemi i shëndetësisë fillimisht, ishte për shkak të mbylljes së specializimeve. Sipas kryeministrit, pjesa më e madhe e studentëve të cilët specializohen jashtë vendit, rikthehen sërish në Shqipëri.

“Dua të prek çështjen e ikjes dhe të ardhjes, është një problem që e kam hasur si problem në diskutime në pjesën më të madhe të kryeministrave të BE. Jo të gjitha vendet e kanë këtë problem, por pjesa më e madhe për shkak se destinacionet e mjekëve në Europë nuk janë gjithandej janë disa, ndërsa vendet e tjera e kanë këtë problem. Paradoksi këtu është që ndërkohë që çështja e infermierëve trajtohet si një çështje e humbur, sikur këtu është një shoqatë kasapësh, berberësh dhe bëjnë sikur japin shërbim shëndetësor, ne deri më sot nuk e kemi këtë problem, të vendeve të zbrazura që nuk ka kush t’i mbulojë, as përsa i përket mjekëve dhe as infermierëve, për mos thënë, që kemi mjek të rinj që konkurrojnë për të mbuluar pozicione që hapen, për shkak se dikush largohet ose del në pension dhe jo të gjithë mund të hyjnë në punë në sistem. S’ka asnjë vend bosh në fakt, kriza që patëm në fazën e parë ishte pasojë e mbylljes së specializimeve. Tani kjo është tejkaluar. Është e qartë se për çfarë kthehen. Kthehen për një lidhje të caktuar me vendin, familjen dhe se sot i shohin këtu kushtet e punës me të cilat mund të bëjnë punën e tyre. Nuk ndjehen që po ikin nga një spital ku punohet me instrumente mjekësore të fjalës së fundit dhe po vijnë këtu të kapin ato pincat e dashurisë shqiptaro-kineze”, tha Rama.

Të fundit