Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Lëvizje çartiste", Rama për protestën e kontrollorëve: Saliu dhe Iliri hedhin gurin, nuk do tolerohet

"Lëvizje çartiste", Rama për protestën e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit. Ai tha se ky "sabotim i rëndë" nuk do të tolerohet. Sikurse ministrja Belinda Balluku edhe Rama hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Sipas tij, Berisha dhe Meta duan të pengojnë ardhjen e vaksinave.

"Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës "Leshko" dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!"-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ky i fundit thekson se ndaj organizatorëve do të ngrihet kallëzim penal.

"Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!"-shkruan Rama.

Të fundit