
Flash News
Aksion kundër lojërave të fatit, një i arrestuar në Elbasan, procedohen 2 punonjës policie
Tiranë/ Procedohet 26-vjeçarja, dhunoi një fëmijë në kopsht
U la në burg pa afat, shoferi i betonieres në gjykatë: Tentova të hap dyert e makinës së djegur, por…
Aksidenti me 4 viktima, Gjykata lë në burg shoferin 24-vjeçar të betonieres
Operacioni në Korçë, policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh
Lindita Nikolla mban peng zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Olta Xhaçkën
Kuvendi vazhdon të mbaj peng zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes dhe ish-ministres Olta Xhaçka.
Në fund të muajit janar Gjykata Kushtetuese shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, por 8 muaj më pas këto vendime nuk janë zbatuar ende nga Kuvendi.
Në fillim të korrikut Këshilli i Legjislacionit, pasi mbajti në shqyrtim për disa muaj këto vendime, doli me dy raporte për Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, si autoritet ligjor që do të vendosë për hapat e tjerë që do të ndjekë Kuvendi.
Raporti i mazhorancës i sugjeronte rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa mendimi i pakicës sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.
E pyetur nga BIRN se pse nuk ishte ndërmarrë asnjë hap i mëtejshëm për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja e Kuvendit u justifikua me axhendën e ngjeshur në fillim të sesionit parlamentar.
Shefi i i saj i kabinetit, Kosta Bajraba, tha se ‘Kryetarja e Kuvendit do të thërrasë së shpejti Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit për ta shqyrtuar çështjen në frymën e vendimit të GJK-së’. Ai shtoi se nuk ka qenë e mundur thirrja e këtij këshilli më herët ‘për arsye të kalendarit të ngjeshur të punës’.
Por, ky argument nuk është bindës për kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, i cili i tha BIRN se ka kërkuar zyrtarisht dhe ka ngritur shqetësimin që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
‘E kam kërkuar vazhdimisht këtë çështje në Konferencën e Kryetarëve’-tha ai, duke shtuar se, -’moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një akt që cenon rëndë shtetin ligjor’.
Sipas Bardhit, zbatimi i vendimit kërkon që Kryetarja e Kuvendit ta përfshijë këtë çështje në seancë plenare dhe Kuvendi të vendos dërgimin e çështjes për gjykim në Kushtetuese.
Me dy mocione të njëpasnjëshme në qershor dhe korrik të 2022 deputetët e opozitës kërkuan heqjen e mandatit të deputetes socialiste, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik.
Këshilli i Mandateve pas disa muajsh debate doli me dy raporte dhe në nëntor 2022 mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese.
Të dyja grupimet e Partisë Demokratike iu drejtuan me kërkesa të veçanta Kushtetueses duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Kuvendit dhe interpretimin në themel të çështjes.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës që bllokonte dërgimin e çështjes në Kushtetuese.
Në vendimin tjetër, Gjykata Kushtetuese pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje.
Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme deri në fillim të shtatorit, kur kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e saj pa asnjë argumentim.
Statusi ‘investitor strategjik’ për bashkëshortin e saj u firmos nga Rama dhe disa ministra, anëtarë të Komitetit për Investimet Strategjike, ndërsa më vonë me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit.
Nëpërmjet një avokati Xhaçka u mbrojt para Këshillit të Mandateve se kishte deklaruar ‘konfliktin e interesit’ dhe nuk kishte marrë pjesë në atë mbledhje.
Kompania e Gaçit mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik', por në korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ia kaloi përfitimet e statusit, kompanisë ‘AGTÇ Hotel Managment’, që më pas u zbulua se i përkiste kunatës së Xhaçkës.
Statusi ‘investitor strategjik’ parashikon përfitime publike për fituesin, reduktim të TVSH-së, procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore si plazh para hotelit./BIRN
Të fundit


A ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin tonë?
22 Mars 2025, 21:20

Kthimi tek importuesit, prodhuesit parashikojnë shkurtim të vendeve të punës
22 Mars 2025, 20:33
Gjekmarkaj prezanton kandidatin e PD në Kurbin: Do fitojë me një rezultat 5 me 2
22 Mars 2025, 20:15
Papa Françesku lë spitalin, kthehet të dielën në Vatikan
22 Mars 2025, 19:52
“Më vjen keq”, Arlind Ajeti kërkon ndjesë për gabimin te goli i Harry Kane
22 Mars 2025, 19:38

3 ushqimet më të mira që iu mbajnë të ngopur në mëngjes
22 Mars 2025, 19:02

Berisha: Statuset në Facebook-un e Veliajt i shkruan Rama
22 Mars 2025, 18:23
Berisha: Do të nis kërkesën për heqjen e non-gratës
22 Mars 2025, 18:01
“Ulqini nuk është në shitje”, protestë kundër tenderit për plazhet
22 Mars 2025, 17:46

Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Priskë
22 Mars 2025, 17:09



Tiranë/ Procedohet 26-vjeçarja, dhunoi një fëmijë në kopsht
22 Mars 2025, 16:01
Shqipëri – Andorra, UEFA i beson drejtësinë gjyqtarit austriak
22 Mars 2025, 15:44
Hashim Thaçi niset drejt Hagës, përcillet me brohoritjet “UÇK, UÇK”
22 Mars 2025, 15:21

Pse duhet të bëni një dasmë të vogël?
22 Mars 2025, 14:54





Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE
22 Mars 2025, 13:13

Aksidenti me 4 viktima, Gjykata lë në burg shoferin 24-vjeçar të betonieres
22 Mars 2025, 12:36
Rama takim me shqiptarët në Athinë më 30 mars
22 Mars 2025, 12:23
89 hijet e lumturisë
22 Mars 2025, 12:04




Sa janë shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars 2025, 10:38

Aksidenti me 4 viktima, prokuroria kërkon burg për drejtuesin e betonieres
22 Mars 2025, 10:07
Rama emigrantëve në Britani: Hajdeni në Shqipëri, se këtu është kafja e mirë!
22 Mars 2025, 09:58
Facebook nis “betejën” me TikTok: Si mund të fitoni para nga ‘Story’-t
22 Mars 2025, 09:41
Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!
22 Mars 2025, 09:30
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
22 Mars 2025, 09:19
Sot është Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen
22 Mars 2025, 08:59
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
22 Mars 2025, 08:38
Parashikimi i motit për ditën e sotme
22 Mars 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Mars 2025, 08:01
25-vjeçari humbi jetën në aksident, prokurori pushoi çështjen pa mbyllur hetimet
21 Mars 2025, 22:58
Botërori 2026/ Shqipëria i nis kualifikueset me humbje, mposhtet 2-0 në Angli
21 Mars 2025, 22:44



Policia aksion kundër lojërave të fatit në Korçë, dhjetëra të shoqëruar
21 Mars 2025, 21:32
Shënohet goli i parë në "Wembley", Anglia kalon në avantazh ndaj Shqipërisë
21 Mars 2025, 21:12

"Basha vs Rama”, si “Cllevio vs Kozak”, replikat që i bëjnë "hije" TikTok-ut!
21 Mars 2025, 21:09
Makina aksidenton 15-vjeçaren te vijat e bardha në Berat, largohet shoferi
21 Mars 2025, 20:43
Trump thotë se do të ketë një armëpushim Rusi-Ukrainë
21 Mars 2025, 20:26
Gjermania miraton pakon e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë eurosh
21 Mars 2025, 20:16

Aksident në aksin Fier-Seman, dy persona të plagosur
21 Mars 2025, 19:55
Botërori 2026/ Ndeshja Angli-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
21 Mars 2025, 19:25



Raporti/ Ndotja e ajrit dhe akustikës në Tiranë tejkalon standardet
21 Mars 2025, 18:33


Zjarr pranë fabrikës së këpucëve në Vlorë
21 Mars 2025, 18:04

Ndeshja Angli - Shqipëri, cilat janë formacionet e mundshme sonte në 'Wembley'
21 Mars 2025, 17:33
Zjarr në apartamentin e një pallati në Gjirokastër, evakuohen banorët
21 Mars 2025, 17:19


Shkarkoi besnikë e Veliajt, Ristani: Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë
21 Mars 2025, 16:39

Fondet publike për fushatën elektorale, PS e PD marrin shumicën e parave
21 Mars 2025, 16:14
Humbi pa gjurmë prej dy ditësh, policia e Tiranës në kërkim të 15-vjeçares
21 Mars 2025, 16:03

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix
21 Mars 2025, 15:40
Protesta masive pas arrestimit të Imamoglut, qeveria turke paralajmëron opozitën
21 Mars 2025, 15:28
Policia ekzekuton 17 masa sigurie për punonjësit e OSSH Gjirokastër
21 Mars 2025, 15:12
Berisha: Rama thërret në zyrë dhe kërcënon punonjës të bashkisë së Tiranës
21 Mars 2025, 14:58
Rimori delegimin e detyrës, Ristani shkarkon besnikët e Veliajt
21 Mars 2025, 14:56


Trump: SHBA dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale
21 Mars 2025, 14:20
Rama i rikthehet kritikave ndaj SPAK: Intervistat bëhen si në epokën e gurit
21 Mars 2025, 14:13

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mbi 131 milionë lekë për partitë politike
21 Mars 2025, 13:44
KQZ urdhëron Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga zyra e tij
21 Mars 2025, 13:28

Rikthehet ora verore më 30 Mars, akrepat do të lëvizin një orë përpara
21 Mars 2025, 13:00

A do të garojë për një mandat të dytë presidencial? Ja si përgjigjet Osmani
21 Mars 2025, 12:43

Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, tek varri i babait të tij
21 Mars 2025, 12:19
