Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Loja e forcës me shtetin mbaron prapa hekurave", Rama: Opozita dhe Presidenti janë nxitësit dhe orkestruesit e dhunës

"Loja e forcës me shtetin mbaron prapa hekurave", Rama: Opozita
Në foto: Kryeministri Edi Rama, viktima Klodian Rasha dhe pamje nga protesta

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën dhe Presidentine  Republikës si nxitës dhe orkestrues të revoltës qytetare ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit.

Ndërsa e quan protestën e dhunshme, Rama shton se po "poshtërohet" kujtimi i Klodian Rashës.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri shkruan se, "opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit, Saliut, IIlirit, Monikës! Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje".

Ndërsa vijon me akuzat ndaj kundërshtaëve të vet politikë, Rama u ka bërë thirrje prindërve të minorenëve të mos lejojnë fëmijët të dalin në protestë, ndërsa paralajmëron se dhe fëmijët do të shkojnë pas hekurave.

"Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave", thotë Rama.

Të fundit