Ditari i Maxhorancës

Majko: Basha të mos imitojë Ramën, por të rikthejë partinë në sistem

Majko: Basha të mos imitojë Ramën, por të rikthejë

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama. Ai e ka konsideruar si shok Ramën, ndërsa vlerësoi te kreu i socialistëve shpirtin e tij të punës.

“Përpara se ta kem kryeministër, e kam shok. Nuk mund të më bëni pyetje të tilla. 10 ditë para zgjedhjeve, mendoj që përgjigjet e mija janë të kuptueshme. Jam i sinqertë dhe nuk dua të flas në mënyrë formale. Te Rama shikoj aspak lodhje, një përgjegjësi të jashtëzakonshme, shumë pranë nënshkrimit të historisë për të majtën, po punohet për mandatin e tretë, që nuk e ka marrë askush. Do të mbahet mend për goxha gjëra, duke filluar që nga veshja, mënyra e aplikimit të politikave. Në një mënyrë tjetër, do të thosha që ai sot përfaqëson brezin tim politik.” tha Majko në "Vizion Plus".

Majko parashikon një reformim në Partinë Demokratike nëse humbet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndër të tjera ai e këshilloi dhe kryedemokratin Lulzim Basha që të mos imitojë kryeministrin Edi Rama, por të rikthejë partinë në sistem.

“Në datën 25, mitingun më të madh në kutitë e votimit do ta bëjmë ne. ndjej një rrezik, që me sinqeritet do të thosha që pala tjetër duhet ta shikojë me një lloj refleksioni. Një humbje e opozitës sërish pasi është larguar nga Parlamenti dhe nuk ka realizuar qëllimin e saj primar, humbja e zgjedhjeve do të ishte goxha traumatike. Kjo mund të sillte një rishikim të brendshëm të strukturës së saj. Misioni më i rëndësishëm i Bashës tani është të rikthejë partinë në sistem. Nuk duhet të imitojë aq shumë zotin Rama.” tha Majko.

 

Të fundit