Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Majko fton opozitën për bashkëqeverisje: Koha që së bashku t’i përvishemi punës
Ministri për Diasporën dhe njëkohësisht kandidati i PS-së në Tiranë, Pandeli Majko i ka shtrirë dorën opozitës për të bashkëqeverisur pas 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij në fushatën përmbyllëse të PS në kryeqytet, Majko tha se opozita duhet të rikthehet në sistem dhe së bashku t'i përvishen punës.
“Jemi mbledhur sot me një mesazh të vetëm, na votoni, sepse duke votuar për numrin 12, votoni mekanizmin më të fuqishëm për të ndryshuar Shqipërinë dhe historinë e saj. Duke votuar 12-ën, ju bëni një shiringë kundër mikrobeve të së ardhmes në kutitë e votimit. Ju votoni për një tullë më shumë në shtëpitë e rindërtuara, për një shpresë më shumë në investime, që për të përndjekurit të vazhdojë dëmshpërblimi, që për ushtarakët të rifillojë shpresa, që për pensionistët të rriten pensionet. Këto nuk janë vetëm fjalë, por janë dy mandate, të cilat ne i kemi hedhur si skeletet e banesave dhe tani ka ardhur momenti që të gjithë bashkë, në aleancën më të madhe, në aleancën me qytetarët, dhe me dorën drejtuar karshi kundërshtarëve tanë, sepse data 25 nuk do të ketë vetëm fitimtarë numrin 12, por dhe ata që do të jenë humbës. Ne mendojmë se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike, ndaj qeverisja e ardhshme nuk vjen si një shuplakë, por si një dorë e shtrirë për bashkëpunim, për të bashkëqeverisur Shqipërinë. Opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem, boll i shëtiti rrugët, tani ka ardhur koha që së bashku t’i përvishemi punës. Ju them, na votoni, sepse do të ndryshojmë”, tha Majko.