Flash News
Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ish kryeministri, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka shprehur rezerva për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
I ftuar në ABC News, sipas Majkos, midis dy kryeministrave shqiptarë nuk ka kimi.
“Mendoj se të paktën janë dy arsye, që e bëjnë Edi Ramën të sillet si danez, ose gjysmë danez. Së pari, Shqipëria sapo ka marrë një rol sa i përket çështjes së integrimit evropian në rajon. E dyta, Shqipëria ka një status të ndryshëm nga të gjitha vendet e rajonit, ka një karrige në Këshillin e Sigurimit. Të dyja këto elemente, nuk e bëjnë Shqipërinë më pak të rëndësishme apo më pak të tërhequr.
E bëjnë atë të rëndësishme të ndërhyjë në momentin e duhur, duke pasur këto dy mekanizma, për t’i qëndruar në krah Kosovës. Por që Shqipëria në këto momente është totalisht në krah të Kosovës, në Prishtinë shkuan pas ngjarjes ministri i Brendshëm dhe i Jashtëm. Mendoj që kjo është pasardhja e një krize që ndodhi me mos realizimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Nuk është sekret të thuhet që midis Ramës dhe Albinit nuk ka kimi, ose nuk ka kiminë që kanë pasur kryeministrat e mëparshëm. Shqipëria në këto momente, ka alfën dhe omegën e politikës së saj të jashtme, ka Kosovën”, theksoi ai.