Flash News

Ditari i Maxhorancës

Makina e bllokuar me para në Maqellarë, Rama: Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak

Makina e bllokuar me para në Maqellarë, Rama: Ata që

Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e Maqellarës ku u bllokua një makinë me para dhe një listë me emrat e banorëve të zonës. Rasti u denoncua nga kandidatët të PD.

I ftuar në Opinion, Rama bëri përgjegjës opozitën, duke thënë se e bëjnë Shqipërinë të duket si një vend që kanë ardhur ‘hutut’ zulutë’.

Kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një punonjëse policie, me pretendimin se po blihej vota. Kjo skenë, e gjithë kjo është një tjetër arsye se pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Kjo është skenë e tmerrshme.

Këtu fatmirësisht nuk ka viktima (Në Maqellarë). Preshi po, e sqaron policia dhe prokuroria, jo këta. Që bëjnë Shqipërinë të duket si një vend që kanë ardhur ‘hutut’ zulutë’. Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë.

Po rikthehen nga PD. Unë po përgjigjem. Ku i njeh ti ata njerëz që kanë qenë në makinë. Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe PS. Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak.

I kanë marrë jetën një njeriu dhe kanë plagosur një punonjëse policie. Ftoj qytetarët nëse skena, nëse grupi paramilitarë do të ishte i PS dhe Balla do të mbante fjalim para viktimës. Sapo policia është lajmëruar ka shkuar në vendin e ngjarjes, për Dibrën. Personat janë ndaluar dhe janë në prokurori”, tha Rama.

 

Të fundit