Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu në reformën zgjedhore, si u paralajmërua nga Rama vendimi i sotëm i Kushtetueses për Veliajn

Manastirliu në reformën zgjedhore, si u paralajmërua nga Rama

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Erion Veliajt në detyrë si kryebashkiak i Tiranës duket se u paralajmërua disa ditë më parë nga vetë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Përmes një lëvizjeje nga PS-së, Rama caktoi javës që shktoi Ogerta Manastirliun anëtare të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke sinjalizuar se ajo nuk do të kandidonte për kryeqytetin dhe se zgjedhjet e pjesshme nuk do të ndodhnin.

Komisioni Zgjedhor i PS-së përbëhet nga:

Damian Gjinuri – Bashkëkryetar
Arbjan Mazniku – Anëtar
Bledar Çuçi – Anëtar
Ulsi Manja – Anëtar
Olsi Komici – Anëtar
Aurora Mara – Anëtare
Ogerta Manastirliu – Anëtare

Ky zhvillim tregon se vendimi i Gjykatës për Veliajin nuk ishte thjesht një rast i papritur, por një proces i koordinuar brenda PS-së. 

Kujtojme se sot Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. 

Me këtë vendim, i marrë me shumicë votash, Veliaj mbetet kryebashkiak ndërsa anulohet dekreti i Presidentit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

 

Të fundit