Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj rifitoi Tiranën/ Ish-deputetja që do t'i zinte vendin Manastirliut sërish pa fat, mbetet jashtë Kuvendit

Veliaj rifitoi Tiranën/ Ish-deputetja që do t'i zinte vendin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Erion Veliajt në detyrë si kryebashkiak i Tiranës ndikojnë drejtpërdrejt edhe në përbërjen e Parlamentit.

Pas vendimit të sotëm, zgjedhjet e pjesshme për Tiranën anulohen automatikisht, por në rast se do të zhvilloheshin, Olgerta Manastirliu, aktualisht deputete, do të ishte kandidate për kryebashkiake nga Partia Socialiste.

Kjo do të krijonte vakancë në listën e deputetëve, dhe sipas rendit të listës, Blerina Gjylameti do të kishte mundësinë të zinte vendin e Manastirliut në Kuvend.

Veliaj rifitoi Tiranën/ Ish-deputetja që do t'i zinte vendin

Me vendimin e Gjykatës, zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen, duke bërë që Gjylameti të humbasë këtë mundësi për të hyrë në Parlament përmes këtij procesi.  

Në votimin preferencial në zgjedhjet e 11 majit, ajo mori 6 085 vota, ndersa konkurentja e saj brenda së njëjtës parti, Olta Xhaçka, mori 6 213 vota. Diferenca mes tyre ishte vetëm 128 vota.

 

Të fundit