Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu nga Vlora: Po përgatitemi për uljen e fashës, të moshuarit mbi 70-vjeç të paraqiten në qendrat e vaksinimit

Manastirliu nga Vlora: Po përgatitemi për uljen e fashës, të
Ogerta Manastirliu në Vlorë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Vlora, ku pa nga afër procesin e vaksinimit masiv, njoftoi se shumë shpejt do të nisë vaksinimi për të moshuarit nën 70 vjeç.

“Ne jemi duke punuar për të ulur fashën dhe do të ndjekim planin tonë të vaksinimit. Është shumë e rëndësishme që mjeku i familjes të vijojë të bëj rolin e tij, që të mos ngelet asnjë qytetar pa vaksinuar", deklaroi Manastirliu.

Kjo e fundit u bëri thirrje të moshuarëve mbi 70-vjeç që ende nuk është lajmëruar nga mjeku i familjes, të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit, mjafton që të jenë të pajisur me kartën e identitetit. Që prej fillimit, në vendin tonë janë kryer në total 172.486 vaksinime.

Të fundit