Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu njofton nisjen e vaksinimit për punonjësit në fushën e turizmit

Manastirliu njofton nisjen e vaksinimit për punonjësit në
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për procesin e vaksinimit. Ajo bëri me dije se në fundjavë do të nisë vaksinimi i punonjësve që shërbejnë në fushën e hotelerisë.

Ministrja u shpreh në “Koha për t’u zgjuar”, se këto ditë përfundon vaksinimi i uniformave blu dhe arsimtarëve. Ndërkohë që për bluzat e bardha ka përfunduar, shtoi ajo.

Manastirliu mohoi që vaksinimi po përdoret për fushatë elektorale nga PS, duke shtuar se shëndeti i qytetarëve është prioritet.

"Ne duam që sezoni turistik të jetë i lehtësuar nga masat. Kemi një plan konkret me këtë, ne duam ta fillojmë që këtë fundjavë, për të vijuar me vaksinimin masiv të të gjithë atyre që shërbejnë në hoteleri.

Shëndeti i njerëzve është në majën e piramidave për ne, jeta dhe kujdesi për shëndetin është i pari. Ne do vazhdojmë të mbrojmë sa më shumë jetë njerëzish. Ne do të vijojmë me vaksinimin e +60 dhe me vaksinimin e grupmoshave të rriskuara.

Këto ditë përmbyllim vaksinimin e policëve. Gjithashtu mësuesit, që tashmë po finalizohen. Kemi përfunduar mjekët, infermierët e punonjësit e sistemit shëndetësor", tha ndër te tjera ajo.

Të fundit