Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu paralajmëron lehtësim të masave anti-Covid, njofton mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve

Manastirliu paralajmëron lehtësim të masave anti-Covid, njofton
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të shqyrtuar masat anti-Covid.

Pritet lehtësim i kufizimeve, duke marrë parasysh se javët e fundit shifrat me koronavirus në vendin tonë janë ulur ndjeshëm. Këtë e paralajmëroi edhe Manastirliu.

Në një prononcim për gazetarët nga sheshi "Skënderbej", ku po realizohet procesi i vaksinimit të qytetarëve, ajo tha: Jemi në një situatë të mirë për sa i përket situatës epidemiologjike, nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave.

Ende në fuqi mbetet ora policore, e cila nis në orën 22.00 deri në 06.00 të mëngjesit. Maskat po ashtu mbeten të detyrueshme në mjediset publike. Mësimi në universitetet vijon online.

 

Të fundit