Ditari i Maxhorancës

Manastirliu s’ka bërë akoma vaksinën anti-Covid, tregon arsyen

Manastirliu s’ka bërë akoma vaksinën anti-Covid, tregon

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi mëngjesin e sotëm në Wake Up se ajo ende nuk e ka kaluar covid, por gjithashtu s’ka bërë as vaksinën.

Manastirliu u shpreh se do të presë radhën plus 40 për ta marrë.

“Unë nuk e kam kaluar covid, dhe jam bazuar shumë në ato këshilla që u kemi thënë që nga fillimi qytetarëve, dhe kjo më ka ruajtur deri tani. Jo nuk do e zgjedh vaksinën, do marr atë që është në radhë, se një vaksinë është një jetë e shpëtuar. Kur të vijë radha e moshës plus 40 do e marrë”, tha ndër të tjera ministrja.

Ndërsa për uljen e rasteve ditore ajo u shpreh se nuk është atribut i vaksinimeve.

 “Jo nuk ia kemi atribuuar vaksinimeve, por në tërësi popullata që ka marrë dozën e parë, nuk mund të themi, por për verën kur do merren dozat e dyta do garantojë uljen e asaj. Në tërësi ulja e numrit të rasteve, vendi ynë krahasuar me të tjerët , shihet edhe nga spitalet, shtrimet aty”, shtoi Manastirliu.

 

Të fundit