Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Palët ta çojnë dialogun në një nivel të ri

Rama për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Palët ta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet.

Në një postim në Twitter, Rama uron të dyja palët për ecurinë në dialog. Rama shkruan se zhvillimi i sotëm ta çojë dialogun në një nivel tjetër.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkruan Rama në Twitter.

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, shfuqizon dokumentet e hyrje/daljes për mbajtësit e ID-ve të Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit