Flash News

Ditari i Maxhorancës

Marrin mandatin e deputetit, lirohen nga detyra dy zv.ministra

Marrin mandatin e deputetit, lirohen nga detyra dy zv.ministra

Janë liruar nga detyra Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Petro Koçi, i cili deri tani ka qenë në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në këshillin e ministrave dhe lidhet me faktin se Xhafaj dhe Koçi lënë postet në ministritë përkatëse pasi fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Xhafaj u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës kurse Koçi u zgjodh deputet në Fier.

 

Të fundit