Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ashpërsohen masat në prag festash: Prej 24 dhjetorit lëvizja kufizohet ora 20:30, pezullohen fluturimet me Britaninë e Madhe

Ashpërsohen masat në prag festash: Prej 24 dhjetorit lëvizja

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi masat e reja në prag të festave të fundvitit. Duke filluar nga 24 dhjetori deri më 4 janar, lëvizja e qytetarëve do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit.

“Pasi zbatimi i masave mbetet i rëndësishëm për përhapjen e virusit. Jemi dhe do të vijojmë që të jemi në gaditshmëri të plotë. Nga sot siç të gjithë jeni të informuar ka nisur testimi i shpejtë që ëhstë shtrirë në 6 pika në Tiranë dhe në disa qytetet të tjera dhe në spitalet rajonale, ku përveç testimit klasik ka nisur dhe ai i antigenit.

Duke qenë se jemi në një periudhë festash duke pas parasysh rrezikshmërinë kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga data 24 dhjetor do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja deri në oren 22:00 rikthehet me 4 janar”, deklaroi Manastirliu.

Në këto fasha orare do të zhvillohet edhe aktiviteti i bareve, restoranteve dhe fast food-eve. Pas datës 4 janar lëvizja e qytetarëve do të kthehet siç është aktualisht.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë emergjencat shëndetësore, apo lëvizjet për arsye pune, ku qytetarët do të pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Manastirliu rikonfirmoi deklaratën e Ministres së Arsimit se shkollat do të nisin me 11 janar. Ajo shtoi se sa i përket çerdheve dhe kopshteve, ende nuk ka një përkufizim të këtij kufizimi.

 

Të fundit