Flash News

Ditari i Maxhorancës

Varianti i ri i Covid-19, Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

Varianti i ri i Covid-19, Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e

Edhe Shqipëria ndjek rrugën e vendeve evropiane dhe pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe duke nisur nga data 22 dhjetor deri më 6 janar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp u shpreh se të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri nga Britania e Madhe do të karantinohen për 14 ditë.

“Nisur nga rekomandimet e eksperteve, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes të transmetimit shkaktuar nga varianti ri, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga ora 6 e ditës së martë 22 dhjetor deri në 6 janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditë për qytetaret që vijnë nga Britania e Madhe nga rrugë të tjera, si rrugë tokësore”, tha Manastirliu.

Gjithashtu janë njoftuar edhe masa të reja në lidhje me kufizimet dhe festimet e fundvitit.

Të fundit