Flash News

Ditari i Maxhorancës

Masterplani për portin e Durrësit, Rama: Do jetë gati për 5 vjet, do jetë më i madhi në Mesdhe

Masterplani për portin e Durrësit, Rama: Do jetë gati për 5

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masterplanin për transformimin e portit të Durrësit dhe vjen si investim nga kompania Emaar Group me vlerë 2 miliardë euro.

Sipas Ramës, ky projekt finalizohet në 4-5 vite, duke bërë që Porti turistik i Durrësit të jetë më i madhi në Mesdhe.

“Ky nuk është një projekt vetëm për të bërë këtu një reklamë, por është kartolina e realizimit të një projekti që vijon me 5 faza dhe do nisin punimet për fazën e parë në pjesën e braktisur të Portit të Durrësit. Nuk do ketë më kontenier, skrap vinça e ndotje, por do të ketë një jetë të re që pulso dhe këtu do të jetë zemra e turizmin shqiptar, por Durrësit do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptarë.

Durrësi do të rikthehet aty ku ishte atëherë ku këtu vinin ato pak anije dhe ku këtu lëvizte e gjithë tregtia në pikërisht vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës që jetojmë dhe do të lëvizë e gjithë tregtia. Sot është dita kur kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj.

Ai që vjen është një investitor që e di se çdo euro që do të hedh këtu është garancia për atë që në pamë në projektin 3 D. Në 4-5 vjet do e shohim të realizuar dhe do të shohim fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet", tha Rama.

Gjatë fjalës, Rama nuk kurseu as batutat. “Se kur këtu të fusnin në burg për Çelentanon, në Kroaci dhe Slloveni kishte plazhe nudo, dhe ju e dini që unë në këtë fushë kam një farë kompetence” tha kryeministri.

 

Të fundit