Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbërrijnë 25 mijë vaksina ruse, Manastirliu: Ritmet e vaksinimit do të rriten

Mbërrijnë 25 mijë vaksina ruse, Manastirliu: Ritmet e vaksinimit
Foto ilustruese

Në vendin tonë kanë mbërritur 25 mijë vaksina ruse. Lajmin e bëri me ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook. Ajo thotë se ritmi i procesit të imunizimit të popullatës do të rritet, duke theksuar objektivin që brenda majit, numri i të vaksinuarëve të arrijë në 500 mijë.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Manastirliu.

Që prej fillimit të procesit në total janë kryer 453,255 vaksinime, 353,491 prej të cilave për personat mbi 60 vjeç. Manastirliu njoftoi dy ditë më parë se kishte mbi 300 mijë doza të mbetura, që së bashku me sasinë e mbërritur sot shkon në rreth 325 mijë.

Të fundit