Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbledhja mes dy qeverive në Shkup, Rama mbron “Ballkanin e Hapur”

Mbledhja mes dy qeverive në Shkup, Rama mbron “Ballkanin e

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbajtën sot mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Shkup.

Teksa mori fjalën gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur nismën “Ballkani i Hapur”. Ai u shpreh se nisma ju ka dhënë mundësi të reja për të parë përtej së djeshmes duke vlerësuar marrëveshjet e arritura.

Sa i përket Procesit të Berlinit, Rama e kaloi duke e vlerësuar si pjesë të “Ballkanit të Hapur”.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale si shete me vete por edhe në mënyrë kolektive si vende të së njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike qoftë në aspektin e rajonit qoftë në BE. Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej se djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësinë e vendeve tona që të përfitojnë në një hapësirë më të madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjejve të bëra. Jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shohim këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe jo si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha Rama.

Të fundit