Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbylli fushatën, Rama merr familjen në podium, momenti kur i jep mikrofonin Zahos: Unë e dua Vlorën!

Mbylli fushatën, Rama merr familjen në podium, momenti kur i jep

Partia Socialiste ka përmbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë, një nga qytetet ku kryeministri Rama kandidon për deputet, veç Durrësit.

Ajo që ra në sy, veç sulmeve për opozitën dhe presidentin Ilir Meta, në fund të fjalës së tij, Rama ngjiti në podium familjen të përbërë nga e shoqja Linda, djali i tyre i vogël, Zaho, dhe dy fëmijët e tyre Rea dhe Gregor.

Rama e ka mbyllur këtë fushatë me një përshëndetje të djalit të tij Zaho.

Ju prezantoj me dikë që sa herë i thua bëj mësimet,po i bëra mësimet do më çosh në Vlorë, orë shko bëj not, po shkova do më çosh në Vlorë? ja ke je në Vlorë”, tha Rama.

“Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën”, tha Zaho, i cili në kokë mbante si i ati një kapele me numrin 12, numër që përkon me renditjen e PS në fletën e votimit.  

 

 

Të fundit