Flash News

Ditari i Maxhorancës

"McGonigal kërkon më shumë kohë për të pranuar fajësinë", Washington Times: Kreu takimin sekret me Ramën

"McGonigal kërkon më shumë kohë për të

Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal i ka kërkuar më shumë kohë gjykatës federale në Uashington  për të arritur një marrëveshje dhe për të pranuar fajësinë, në lidhje me atë që njihet si "dosja shqiptare", shkruan Washington Times.

“Ish-agjenti i diskredituar i FBI-së, i cili dikur ishte pjesë e hetimit për të ashtuquajturën marrëveshje Trump-Rusi, i ka kërkuar një gjykate federale në Uashington për më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë,” , thuhet në artikull.

Sipas saj, ish-kreu i divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, paraqiti një kërkesë gjatë fundjavës duke hequr dorë nga e drejta e tij për një gjyq të shpejtë ‘për t’u thënë palëve kohë shtesë për të negociuar një zgjidhje të mundshme të këtij rasti’, përpara seancës gjyqësore të 21 shtatorit.

Prokurorët nuk e kundërshtuan kërkesën e depozituar nga avokatët e McGonigal në gjykatë.

“Aktakuza me nëntë pika e akuzon McGonigal për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve. Ai thuhet se ka bërë deklarata të rreme për të fshehur një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-anëtar i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë dhe kreu një takim sekret me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa ishte ende në punë në FBI,” shkruan gazeta.

“Ai është i detyruar ligjërisht që të raportojë në byro për kontaktet me zyrtarë të huaj. Në vend të kësaj ai fshehu lidhjet e tij dhe ndoqi marrëveshjet fitimprurëse të biznesit, që bien ndesh me punën e tij,” thanë prokurorët.

Të fundit