Flash News

Ditari i Maxhorancës

Më 12 nëntor protesta e opozitës, a do të jetë Rama në Kryeministri?

Më 12 nëntor protesta e opozitës, a do të jetë Rama

Më 12 nëntor opozita do të mbajë protestën kundër qeverisë Rama.

I pyetur në Report Tv, nëse do të jetë apo jo i pranishëm në zyrën e Kryeministrisë, Rama nuk dha një koment, por tentoi ta shmangë duke përdorur ironi.

Rama tha se kjo është një gjuhë e papranueshme për një vend të NATO-s.

“S’ka rëndësi kjo. Nuk jemi duke shkruar këngën e re të Oso Kukës. Jemi në një vend që është demokratik, është një vend i NATO-s. Nuk mund të flitet dhe të mendohet a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ja lesh në dorë shkjaut. Këto janë marrëzi që flasin shumë se sa e duan këta Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Rama.

Të fundit