Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Më jep vettingun, të të jap reformën territoriale", Balla: S'ka pazare

"Më jep vettingun, të të jap reformën

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur për zgjatjen e organeve të vettingut, ku ka theksuar se po punohet në bashkëpunim dhe me ndërkombëtarët.

Ai ka kërkuar që politika të qëndrojë larg kësaj çështjeje, duke nënvizuar se kjo është teknike. Sa i përket akuzave për pazare PS-PD, "me jep vettingun, të të jap reformën territoriale", Balla i mohoi dhe tha se nuk ekzistojnë.

"Ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht së bashkë me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi për të konkluduar në amendamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit.

Një amandemant kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë, por mund të shkojë dhe 60 ditë dhe si e tillë kjo do kërkojë shumë punë, por unë e konsideroj një çështje tepër teknike te e cila politika duhet të rrijë larg. Askush prej nesh të mos e politiozojë", tha Balla.

Të fundit