Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me kë do bëjë koalicion paszgjedhor? Rama: Nuk ka forca të ndërmjetme, partitë janë bërë bashkë kundër PS

Me kë do bëjë koalicion paszgjedhor? Rama: Nuk ka forca të

Kryeministri Edi Rama nuk është përgjigjur direkt pyetjes së me kë do të bëjë koalicion pas zgjedhjeve të 25 prillit për qeverinë e re.

Në një interviste në Euronews Albania, Rama thotë se përballë ka një konglomerat forcash dhe partish që janë bërë bashkë kundër PS.

Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur.

Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

 

 

 

 

Të fundit