Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me kë po diskutonte Rama në Kuvend kur u shkarkua zyrtarisht si ministër i Jashtëm, Ruçi i ndërpret: Të gjithë nëpër vende!

Me kë po diskutonte Rama në Kuvend kur u shkarkua zyrtarisht si

Kryeministri Edi Rama nga sot nuk do të jetë më njëherësh edhe ministër i Jashtëm.

Në vend të tij sot u emërua Olta Xhaçka, e cila në ministrinë e Mbrojtjes u zëvendësua nga Niko Peleshi.

Mirëpo, kryeministri Rama ishte prezent në seancën e jashtëzakonshme vetëm në momentin kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi rezultatet e votimit të katër dekreteve të presidentit.

Pak minuta përpara, Rama u pa teksa bisedonte nga afër me deputetin Tom Doshi për disa minuta. Ruçi i kërkoi të ndërpresin të gjithë bisedat dhe të ulen nëpër vendet përkatëse.

Pas rezultateve, Rama u largua menjëherë nga salla.

Të fundit