Flash News

Ditari i Maxhorancës

Parlamenti shkarkon Edi Ramën si ministër i Jashtëm, e zëvendëson Xhaçka; Peleshi në krye të ‘Mbrojtjes’

Parlamenti shkarkon Edi Ramën si ministër i Jashtëm, e

Parlamenti ka votuar dekretet e presidentit të Republikës për emërimin e ministrave të rinj. Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara pak ditë para ndarjes së viteve nga kryeministri.

Kështu, me një votim të hapur dhe jo në mënyrë elektronike është miratuar dekreti i presidentit për shkarkimin e Edi Ramës si ministër i Punëve të Jashtme: 95 vota pro, 2 kundër, dy abstenim.

Është miratuar dekreti i presidentit për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes: 95 vota pro, 3 kundër, 1 abstenim

Është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Punëve të Jashtme: 94 pro, katër kundër dhe një abstenim.

Është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes: pro 94, kundër tre, tre abstenim. 

Sesioni i ri parlamentar pritet të rinisë në 18 janar.



Të fundit