Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në qeveri, Gjuzi tregon arsyen pse Rama zgjodhi Xhaçkën si ministre të Jashtme

Ndryshimet në qeveri, Gjuzi tregon arsyen pse Rama zgjodhi
Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka qenë i vetmi që ka kërkuar fjalën në përfundim të votimit të katër dekreteve të presidentit për shkarkimin dhe emërimin e dy ministrave të rinj, përkatësisht Olta Xhaçkën në krye të diplomacisë dhe Niko Peleshin te Ministria e Mbrojtjes në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend. 

Në fjalën e tij të shkurtër, deputeti tregoi prapaskenat pse kryeministri Rama zgjodhi Xhaçkën si ministre të Jashtme. Sipas tij, Rama do të trysnojë ministren e re për të firmosur çështje të detit.

Rama vendosi  Ministre të Jashtme, një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mirë me aleatët tanë NATO dhe SHBA. Unë për këtë abstenova se duhet të ishte Ministre e Mbrojtjes.

Zonja Ministre e ka votën time kundër se jemi në momentin që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën ekskluzive, atje ku del nafta dhe Rama në këtë moment do trysnojë ministren e re për të firmosur çështje të detit”, tha Gjuzi.

Të fundit