Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Me një të SHIK-ut në krye”/ Rama sulmon pedagogët: Harrojeni rritjen e pagës, nxirreni përmes projekteve

“Me një të SHIK-ut në krye”/ Rama sulmon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e pedagogëve, teksa këta të fundit njoftuan protestën kombëtare.

Nga Gjirokastra, kreu i qeverisë i sulmoi pedagogët, ndërsa tha se duhet ta harrojnë rritjen e pagave.

Sipas Ramës, sindikata e tyre drejtohet nga antëar i SHIK-ut. Ai shtoi se më shumë të ardhura mund t’i sigurojnë edhe vetë me projekte.

“Ata pedagogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shuymë se të tjerët, që pervëç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistat të parët.

Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, u shpreh Rama.

 

Të fundit