Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama propozon ndryshime kushtetuese: 101 deputetë në Kuvend dhe rishikim të ndarjes administrative

Rama propozon ndryshime kushtetuese: 101 deputetë në Kuvend dhe

Kryeministri Rama, nga Asambleja e PS ku pritet të shpallë qeverinë e re, kërkoi uljen e numrit të ligjvënësve në Kuvend.

Rama propozoi që të mos jenë më 140 deputetë, por 101 të tillë.

"E para gjë, që gjen dakord cdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në të paktën se në 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv. Ndaj ky ndryshim kushtetues duhet të jetë objektiv i yni. Kuvendi miraton ligje për të gjithë, por nuk e ka ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, status për deputetët. Madje është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi. Ligji organik për Kuvendin duhet të jetë objektiv," tha Rama.

Rama theksoi se Kuvendi nuk ka ende ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare dhe nuk ka status të deputetëve.

"Kuvendi miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk ka ende ligjin e vet, nuk ka pavarësinë e vetë financiare, nuk ka status të deputetëve të vetë, dhe madje kuvendi është pa shtëpi", u shpreh Rama.

Ai kërkoi edhe rishikimin e ndarjes administrative territoriale duke paralajmëruar ngritjen e një komisioni për të analizuar dhe përmirësuar strukturën e qeverisjes vendore.

“Duhet të kemi një cilësi të re të qeverisjes vendore, komisioni i kësaj reforme duhet të punojë si komisionet e përhershme, duke filluar nga organizimi dhe konsultimi i gjerë publik”, tha Rama.

Rama po ashtu foli për Reformën Zgjedhore, ku propozoi një komision që sipas tij do të shërbejë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Së katërti, komision i posaçëm për reformën zgjedhore, depolitizim i administratës zgjedhore, dhe nxjerrja e rezultatit në një kohë normale të një vendi anëtar të BE”, tha Rama.

Të fundit