Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Më shpejt se vendet e BE-së”, Rama flet për fundin e pandemisë në Shqipëri

"Më shpejt se vendet e BE-së”, Rama flet për fundin e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e pandemisë, duke shprehur bindjen se pranverën e vitit të ardhshëm, Covid-19 në Shqipëri do të jetë thjesht një kujtim.

Ai shtoi se, Shqipëria do ta fitojë këtë betejë para disa vendeve të BE-së. Rama foli edhe për vaksinën kineze, e cila është e sigurt sipas tij, pasi përdoret gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Turqi.

Kryeministri bëri me dije në "Open" se fasha e vaksinimit masiv do të ulet në 65 vjeç. Ai theksoi se do të nisë vaksinimi i stafeve të hoteleve dhe punonjësve të fabrikave.

“Kjo është një vaksinë që e bëjnë të gjithë kurorat e lindjes së Mesme. E bën gjithë Turqia. Unë të kemi sezonin turistik të hapur, ja vazhdoni jo Ali Mehmeti, jo Ali Babai, jo Sali Babai. Për pak ditë do të ulim fashën e vaksinimeve, do ta çojmë në 65 vjeç. Do krijojmë intensitet më të lartë të vaksinimeve.

Po bëhen të gjitha listat e stafeve të hoteleve, janë targeti tjetër së bashku me punonjësit e fabrikave. Këtë punë do ta bëjmë më shpejt se vendet e BE. Në pranverën e vitit të ardhshëm, Covid këtu tek ne do jetë një kujtim. E kemi fituar këtë betejë në tavolinë, do ta fitojmë edhe në trupin e njeriut”, tha Rama. 

Të fundit