Flash News

Ditari i Maxhorancës

Megaoperacioni, reagon Çuçi: Proces vetë-pastrimi nga ata që s'meritojnë të jenë pjesë e agjensive ligjzbatuese

Megaoperacioni, reagon Çuçi: Proces vetë-pastrimi nga ata

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për megaoperacionin që solli arrestimin e prokurorëve, efektivëve dhe zyrtarëve publikë.

Ai e cilëson operacionin një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive ligjzbatuese.

Çuçi thekson se të gjithë ata që janë përfshirë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Ai ka vlerësuar edhe punën e bërë nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane.

"Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër operacioni ndërkombëtar për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese. Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit", shkruan ndër të tjera Çuçi.

Të fundit