Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mesazhe me Flamur Nokën, reagon Lindita Nikolla: Kam komunikime edhe me deputetë të tjerë të PD

Mesazhe me Flamur Nokën, reagon Lindita Nikolla: Kam komunikime edhe me

Reagon për herë të parë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lidhur me mesazhin e ‘kapur’ nga mediat në seancën e fundit plenare nga celulari i deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, që ka zhvilluar në “WhatsApp”.

Nga fotoja e kapur Noka i kërkon kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që t’i japë edhe një herë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend për procedurë, e ndërsa i thotë se do ikin më pas nga seanca. “Edhe një herë Berisha për procedurë dhe ikim ne”, i shkruan Flamur Noka kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

E ftuar në emisionin Politiko në Top News, Nikolla tha se ka qenë një komunikim normal, madje shtoi se komunikime të ngjashme ka edhe me deputetë të tjerë të PD.

“Kam komunikime me shumë deputetë të PD që atashohen te Basha . Ka qenë komunikim që ndodh rëndom, më kërkoi të jap fjalën e Berishës dhe atë ditë kam pasë edhe me deputetë të tjerë të PD se ka një lloj momenti që ruhet radha.

Përdorin këtë lloj komunikimi. Edhe Noka e ka sqaruar, ka qenë vetëm për ti mundësuar fjalën Berishës”, tha Nikolla.

E pyetur nga Alfred Lela se bëhet fjalë për një një komunikim i pahasur më parë, madje PD e inkuadroi si bashkëpunim me Berishën.

“Mund të thuhet cdo gjë, nga shtabi Berishës u bë shumë debat kur PD përjashtoi disa deputetë. U anatemova si njeriu që mbështet Bashën. Unë komunikoj më këdo që është deputet. Nuk është asnjë lajm”, tha Nikolla.

Të fundit