Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mesazhet “Signal”/ Balluku -Berberit: Çunat e tjerë po i mbulojnë nga xhepi mediat, ty 1 të kam lënë

Mesazhet “Signal”/ Balluku -Berberit: Çunat e tjerë po i

Dalin detaje të reja nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, edhe në lidhje me dyshimet për shpërndarje të fondeve për media të caktuara.

Sipas dokumenteve të përfshira në hetim, Balluku ka komunikuar direkt me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar  Evis Berberi, për mënyrën se si janë kryer pagesat. Një nga mesazhet e zbuluara tregon:

“Pas këtij mesazhi, në orën 18:02, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet në aplikacionin ‘Signal Private Messenger’, me tekst: ‘Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë, ngelën duke e bërë çorap’.”
Në vijim, komunikimi mes Ballukut dhe Berberit vazhdon në orën 18:02–18:07, duke përfshirë udhëzime të tjera operative:

“Në orën 18:02, Evis Berberi: ‘Kuptova’. Në orën 18:05, Belinda Balluku: ‘Ke një supervizion mirëmbajtje’. Në orën 18:05–18:06, Evis Berberi: ‘Po, më thuaj’. Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve …”

Hetimi përfshin edhe tenderë dhe kontrata me vlerë mbi 600 milionë euro, ku Balluku dyshohet se ka favorizuar fitues të caktuar dhe ka ndërhyrë në procedura përmes vartësve të saj. SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut dhe ka argumentuar se çdo vonesë mund të komprometojë provat dhe dëshmitarët.

Në ditët në vijim pritet që Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit të shqyrtojë kërkesën e SPAK. 

Mesazhet “Signal”/ Balluku -Berberit: Çunat e tjerë po i

Të fundit