Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mësuesit fshehin infektimin me COVID, pasi kanë frikë se pushohen nga puna", Rama sulmon Bashën: Kjo është një marrëzi e madhe

"Mësuesit fshehin infektimin me COVID, pasi kanë frikë se
Foto Ilustruese/ Kryeministri Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Rama i ka cilësuar si 'marrëzi e madhe' ankesat e mësuesve se koleg të tyre fshehin infektimin me COVID, sepse kanë frikë se pushohen nga puna.

Në një deklaratë për shtyp, Rama tha se këto janë nga ato teatrot e Bashës me aktorë, që pavarësisht se kanë një punë të përditshme mblidhen rreth tij.

“Një absurd që mund të tingëllojë normal në aktet absurde të Bashës me aktorë që shfaqen rreth tij dhe që edhe nqs kanë një profesion dhe aktivitet të përditshëm, mblidhen rreth tij në teatrot partiake. Nuk ndodh dhe nuk mund të ndodh, askush nuk mund ta besoj që mësuesi humb vendin e punës nëse infektohet. Kjo është një marrëzi e madhe”, tha Rama.

Më tej, kryeministri i konsideroi si të turpshme akuzat se po ndryshojnë diagnozën për viktimat e COVID-19.

"Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme. Diagnozat i vendosin mjekët, nuk jemi ne, aq më pak politika të vërë diagnoza", tha Rama.

Ditari politik

Të fundit