Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meta dekoroi restorantin, ironizon Rama nga Vlora: Radhën e ka floktorja. Bën fushatë skutave me subjektet e OFL

Meta dekoroi restorantin, ironizon Rama nga Vlora: Radhën e ka floktorja.

Pas dekorimit të një resotanti në Tiranë nga presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”, për cilësinë e mirë të mishit, ka reaguar kryeministri Edi Rama nga Vlora duke ironizuar.

Rama thotë se radhën do e ketë floktorja për dekorim nga presidenti, ndërsa shton se dekoratat janë teneqe.  

 “Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë atipike, skutave me subjektet e OFL, I shoqëruar me gjykatës dhe prokurorisë që janë nxjerrë jashtë sistemit. Ka në plan rimarrjen në duar të drejtësisë. Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktore në Vlorë. Në rast se parukieret nuk do dekorohet sot, thuaj nga ana ime të mos mërzitet se dekoratat janë teneqe të shpërndara për arsye që është e kotë t’i diskutojmë. Presidenti premton nxjerrjen nga burgu. Do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’i dhënë dërrmën këtyre forcave”, tha Rama ndër të tjera.

 

Të fundit