Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama

Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama

"S'kemi kohë për të humbur", Kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama presidentit Ilir Meta, i cili e ka ftuar disa herë për përballje televizive. Rama tha se ka shumë ftesa dhe nuk e kupton se kush po flet në emër të kujt. 

"Kam shumë ftesa, nuk e kuptoj kush flet në emër të kujt. I kishte bërë ftesë edhe Gjiknurit. Presidenti shkon dhe i thotë Gjiknurit hajde përballemi në studio. Më fal por nuk ka kohë për të humbur." tha Rama në Vizion Plus.

Kujtojmë se edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë disa herë ftesë kryeministrit Rama për përballje në debat televiziv, por është refuzuar gjithmonë nga ky i fundit. 

Të fundit