Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meta kërkoi hetim disiplinor ndaj anëtarëve të “Kushtetueses”, Braçe: Sulm i vjetër, politik dhe kriminal

Meta kërkoi hetim disiplinor ndaj anëtarëve të

Deputeti socialist Erion Braçe e cilëson sulm të vjetër, politik dhe kriminal kërkesën për hetim disiplinor që presidenti Ilir Meta bëri ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Braçe thotë se “shteti nuk ka patur kurrë kaq padituri e ligësi në krye”. Duke evidentuar disa nene të Kushtetutës, deputeti thotë se “gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra ne ushtrim te funksioneve te tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar per nje interes vetjak ose me keqbesim”.

Referuar vendimit të Metës që kërkesën e çoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Braçe thotë se procesi disiplinor ndaj një gjyqtarëve të “Kushtetueses” zhvillohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Të fundit